Pep Guardiola është duke drejtuar ekipin e Manchester City, drejtuesi ka një kontarët e cila është e vlefshme deri në sezonin 2027. Kohë në të cilën skadon dhe kontrata e tij me ekipin anglez. E sigurt se kjo nuk do të shënojë fundin e tij në karrierën si trajner, por mund të ketë një pauzë të vogël.
Ka qenë pikërisht trajneri 54 vjecar I cili në daljen e tij të fundit e ka bërë të ditur këtë njoftim. Dukshëm ai e pranon se karriera e tij ka qenë në një periudhë të mirë. Ku ka pasur mundësi të arrijë disa rezultate tepër të rëndësishme në ecurinë e tij në drejtime të ekipeve të ndryshme. Duke qenë në kulmin e saj ai e cilëson si të mundshëm që të ketë një pushim prej saj, duke qenë se është një periudhë e ngjeshur për të.

Largimi duke qenë në majë mund të jetë një prej zgjedhje të drejtuesit aktual të Manchester City. Ai ka bërë dhe një deklaim sa I përket kësaj duke cilësuar se periudha e tij nën drejtimin e Manchester City dhe mund të jetë e fundit. Shkëputa është e pashmangshme sipas tij por ende nuk ka një përcaktim nëse do të jetë sezonale apo ka ndërmen të rikthehet më pas.
Drejtimi I tij në city ka qenë që prej 2016, sukseset e të cilës janë të pashmangshme. Nën drejtimin e tij ai ka pasur mundësi të dhurojë dhe një tripletë për ekipin anglez, e cila ka qenë e para në historinë e klubit. Në sezonin e 2022/2023, ekipi ka qenë në klumin e tij nën drejtimin e jashtëzakonshëm të Guardiolës.