Real Madrid duket se synim në këtë sezon përfshin dhe një trofe në Kupën e Botës për Klube. Ekipi nuk ka qenë në formën më të mirë pasi që ata janë ndeshur me dy disfata të rëndësishme. Largimi nga Champions League ku ata ishin në cerekfinale dhe disfata në Kupën e Mbretit. Përgatitjet e ekipit kanë shkuar në përforcimin e ekipit duke qenë se në afatin kalimtar lejohet që të bëjnë rinovimie dhe të ketë prurje të reja.
Ajo që bie në sy në ekipi Madrilen është se ka përzgjedhur të bëjë dhe disa rinovime kontratash në afate një mujore dhe dy javore. Më herët është bërë publike se Modric I cili kishte një kontatë e cila mbaronte në qershor ka mundur që ta rinovojë atë për një muaj. Qëndrim ky që I garanton atij përfshirjen në lojë në këtë kompeticion të rëndësishëm. Por, mesa duket nuk do të jetë I vetmi pasi që Lucas Vazquez do të ketë një shtyrje të kontratës së tij në një periudhë të ngjashme.

Reali është duke kërkuar që yjet që janë pjesë e ekipit të jenë vazhdimisht në këtë kompeticion. Kjo e bën shumë më stabël ekipin për të synuar më shumë në këto sfida tepër të rëndësishme. Gjatë këtyre javëve është përfolur për një seri afrimesh të reja. Periudhë e cila ndikon dhe në lejimin e përforcimit të ekipit për këtë event të rëndësishëm. Los Blancos kërkon të shënojë këtë event duke synuar që të marrë një titull. Kërkesë e cila ndeshet dhe me mundësinë e gjendjes së ekipit.