Taulant Xhaka është në rrugëtimin e tij drejt fundit sa I përket karrierës futbollistike, Basel ka marrë se fundmi lajmin e keq se karriera e Xhakës përfundon këtë verë. Një ndarje e gjatë mes tyre e cila mesa duket do të përfundojë dhe si ‘’ekipi pensionues’’ për ish yllin e Kombëtares Shqipëtare.
Por, ai nuk ka qëllim që të bëjë një ndërpreje kaq drastikë nga futbolli, ai shprehet se ka disa plane së bashku me vllain e tij Granit Xhaka sa I përket futbollit.

Pavarësisht, se një bashkim I tyre I mundshëm në Basel nuk u realizua, e cila ishte një kërkesë dhe ëndër jo vetëm e tij por gjithashtu dhe e mbështetësve të klubit. Eksperienca si futbollistë të të njëjtit klub nuk u realizua prej tyre por, mundësia ende nuk është e shuar për ta. Ky ndoshta është një ndër zhgënjimet e tij në karrierën si futbollist, por mundësia që të dy vllezërit të rikthehen në Basel në stafin menaxherial është parë si e mundur. Kjo është marrë nga një intervistë e tij në gazetën zviceriane ‘’90min’’
Plani I tij si trajner duket se do të marrë pak kohë, duke qenë se ai u shpreh se kërkonte pak më shumë kohë për veten dhe familjen e tij. Ishte vetë Taulanti I cili e shtyhu për një moment të dytë angazhimin e tij si trajner, pasi që kërkesa e Baselit ishte e pranishme në tavolinë. Baseli ishte ekipi që ai nisi eksperiencën e tij që në moshën e re dhe vazhdoi deri në mbylljen e karrierës së tij, plot 20 vite angazhim.