Sfida e tyre gjysmëfinale u zhvillua përpara një jave, ku përfundoi pa fitues. Një sfidë ku në të cilën të dy ekipet bënë maksimumin për të arritur një rezultat pozitiv. Gola të shënuar dhe një formë e mirë që dhuroi shumë në të dy kamet. Argëtimi ishte në këtë ndeshje një pjesë tepër e rëndësishme.
Por, trajneri I Barcelonës Hans Flick dhe drejtuesi teknik kanë pikasur një prej lojtarëve kundërshtarë. Ekipi është duke bërë kërkime për përforcim në sezonin e ardhshëm. Mbrojtja në këtë sezon nuk ka qenë në formën më të mirë, kjo u vu re dhe në sfidën e tyre të parë. Ndaj synimi I tyre mesa duket është mbrojtësi I djathtë.
Denzel Dumfries, tregoi në ndeshjen e parë një formë tepër të mirë, ku arriti të shkëlqejë në fushën e lojës. Flick e cilëson atë si tepër të shpejtë, të fortë dhe sulmues. Kjo I shton mundësitë atij që të bashkohet me ekipin katalanas. Cilësitë që kërkojnë përshtaten më së miri me të.

Duke qenë se përmirësimin e skuadrës me një pozicion të tillë e shohin si tepër të rëndësishëm. Ata shkojnë në kërkimin e tij. Kjo sepse prioritet I klubit është përmirësimi I vazhdueshëm I tyre për sezonin e ardhshëm.
Duke mos qenë të favorizuar për shkak të financave dhe cdo lëvizje e tij pritet që të jetë e kufizuar. Ekipi nuk është se është përgatitur për një përforcim të madh, por thjeshtë për disa ndryshime që shihen si opsioni I duhur për zvendësim. Në këtë listë shihet dhe Dumfries si I favorizuar për më tej
Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.