Ronaldo Araujo mendohet se do të largohet nga katalanasit gjatë periudhës së afatit kalimtar. Pavarësisht se më herët ai bëri një zgjatje të kontratës, por kjo mendohet se nuk do të ndodhë. Uruguajani I cili prej kohësh është shoqëruar me një seri lajmesh të tilla në lidhje me një transferim të mundshëm. Mbrojtësi shihet për shumë klube si një opsion I duhur sa I përket transferimit të tij. Forma e tij padyshim që e bën ndër më të pëlqyerit në fushën e lojës për të pasur arritje.
Kampionati gjerman mund të jetë shtëpia e tij e re. Bayern Munich është një prej ekipeve I cili shihet si shumë më I interesuari për shërbimin e tij. Janë pikërisht ata që e kanë marrë shumë më seriozisht një transferim të tij. Gjithashtu dhe të gatshëm për të paguar ofertën prej 65 milion euro ndaj katalanasve.

Por, nuk do të luftojnë të vetëm për të pasur mbrojtësin në ekip. Duke qenë së fundmi është futur në garë gjithashtu dhe Manchester United. Ai shihet si një përforcim I vazhdueshëm I ekipit të kuq I cili kërkon më shumë në Premier Ligë sezonin e ardhshëm. Në sezonin e ardhshëm United arrin të sigurojë pjesmarrjen në champions League. Kjo e bën që qëllimi I tyre për përmirësim dhe një transfertë të shihet si opsion I duhur.
Kërkimi I stabilitetit në mbrojtje dhe një qëndrueshmëri në fushën e lojës e shndëron që të jenë më kërkues. Kjo pritet të arrihet përmes një marveshje që ata do të arrijnë me klubin katalanas për të pasur uruguajanin në ekipin e tyre.