Ronald Araujo duket se nuk është në formën e tij më të mirë. Loja e tij në ndeshjen e fundit të ekipit është gjykuar së tepërmi. Kjo vjen pas performëncës së tij të dobët të treguar në ndeshjet e fundit. Kanë qenë të shumta reagimet në rrjet sa i përket kësaj.
Shumë prej mbështetësve të katalanasve shpërthyen duke cilësuar si një lojtarin më të dobët në këtë ndeshje. Kërkesa e tyre ndaj ekipit ishte që të shesin mbrojtësin i cili nuk është duke shërbyer si duhet. Duket se dhe vendimi i klubit është marrë në lidhje me këtë lëvizje. Vendimtare për ta shërbeu forma e tij aspak e mirë në ndeshjen e dhimshme për ta.
Bordi drejtues ka vendosur dhe një shifër sa i përket largimit të tij prej 50 milion euro. Janë të shunta ekipet që kanë shprehur interesin e tyre për ta pasur në klub urugajanin. Janë pikërisht disa media të ndryshme atje flasim lër interesin e disa ekipeve si Bayern Munich, Juventus dhe Manchester United. Këto janë pozicionuar si klube kryesore që kërkojnë shërbimin e tij në klubin e tyre.

Qëndërmbrojtësi i cili ndryshoi pozicionin e tij në ndeshjen e fundit ndaj Inter u kryqëzua në rrjet për shkak të formës. United e sheh si një pjesë të rëndësishme duke qenë se forma e tyre në këtë sezon nuk ka qenë aspak në gjendjen më të mirë.
Juventus në kërkim të një mbrojtje më të qëndrueshme është duke synuar për një afrim të tillë në ekip.
Pavarësisht situatës së tanishme të formës së tij uruguajani ka qenë në qendër të vëmëndjes sa i përket performancës në klubin katalanas.
Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.