PSG, arrin kualifikimin me ndeshjen përballë Arsenal

PSG, arrin kualifikimin me ndeshjen përballë Arsenal

Paris Saint Germain ka mundur të kualifikohet në ndeshjen finale ku do të jetë përballë Inter. Faza gjysmëfinale shkoi mirë lër ta ku arritën të mposhtin Arsenal. Me një rezultat të përgjithshëm ata arritën kualifikimin, i cili ishte 3-1.

Topcinjtë arritën që ta nisnin sfidën e tyre mirë, duke shërbyer si pengues lër parizienët që të zhvillonin lojën e tyre. Një rritën loje i lartë shkaktoi padyshim një lodhje të shpejtë të lojtarëve duke ndikuar më tej te ta. Skuadra londineze u ndesh me një Paris i cili ishte shumë më i pregatitur fizikisht për këtë lodhje.

Fabian Ruiz ishte ai i cili arriti të shënojë i pari duke e cuar në epërsi ekipin e tij. Një epërsi e cila i dha më shumë mundësi besimi dhe dominimi në vazhdimin e lojës ekipit parizien.

PSG, arrin kualifikimin me ndeshjen përballë Arsenal
PSG, arrin kualifikimin me ndeshjen përballë Arsenal

Me vetëm një gol përfundoi dhe 45 minutat e para të lojës. Pjesa e dytë prodhoi më shumë dramë për ekipin e arsenal. Në minutën e 69 PSG arriti te fitojë një penallti. Goli i shënuar nga pika e 11 metërshit nuk arriti të realizohej. Raya arriti të kishte reflekset e duhura lër të kuptuar anën e gjuajtjes.

Dembele shërbeu për Hakimi duke arritur kështu që të dyfishojë rezultatin e lojës. Saka arriti të kundërpërgjigjej për Arsenal. Një gol i cili e coi rezultatin 2-1.

Përsëri Saka kishte mundësi që të realizonte një gol, por arriti që të barqzonte shifrat e kësaj ndeshje. PSG arriti që të siguronte ndeshjen dhe të arrinte kështu kualifikimin në finale. Ekipi francez nuk ka një titull të fituar më herët në këtë kompeticion.

Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.