Ndoshta mund të cilësohet si një ndër transferimit që ka bërë më shumë bujë në këtë sezon. Ende I pavendosur, sulmuesi I Bayer Leverkusen ka ngjallur padyshim shumë interes në klube të ndryshme. Një emër si Florian Wirtz është ndër më të lakuarit duke u bërë kështu sensacion. Klube të mëdha europiane e shohin si investimin e tyre për perforcimin e ekipeve.
Forma e tij në Bundesligë ka ndikuar së tepërmi që ai të jetë ndër emërat që ka më shumë vlerësim. Oferta të ndryshme prej Real Madrid dhe Bayern Munich e bëjnë një ndër lojtarët më të kërkuar të momentit. Për një kohë të gjatë ai ka qenë në radarin e Real Madrid.
Ekipi spanjoll transferimin e tij mendohet se ‘’e siguroi’’ përmes dhe trajnerit Alonso I cili mendohet se do të jetë në krye të klubit. Largimi I Ancelottit do të sjellë spanjollin e Bndesligës në krye. Kjo shihet si një opsion I cili e bashkon me ekipin dhe sulmuesin e shumë kërkuar.

Me një deklartaë së fundmi Wirtz ka zbuluar gjithcka se cfarë ka të bëjë me këtë vendim. Ai është shprehur se ndihet I vlerësuar për këtë kërkesë të madhe në emërin e tij. Gjithashtu, është shprehur se do të jetë në gjendje që të dalë nga zona e tij e rehatsisë. Formë e cila do e gjejë me mundësinë për t’u përshtatur në secilin ekip që mund të bashkohet. Kjo e cilëson atë në një ndër emërat që ka më shumë interes në klubet e mëdha. Ai nuk bëri të qartë asgjë sa I përket vendimit që ai do të marrë për angazhimin e tij.
Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.