Përballja e javës së 33 vendosi përballë dy vendet e para të Albimall Superligë. Një përballje e cila ndodhte me dritën e cila ka siguruar një hendek prej 12 pikësh në drejtimin e këtij kampionati. Me katër javë të mbetura shihet si e paprekur në drejtimin e saj. Kështu ekipi tashmë ka objektivin që të jetë në një formë sa më të mirë në daljet e saj në kualifikueset e Champions League.
Sfida nisi për ta me një disavantazh I cili erdhi prej miutës së 16, ishin vendasit ata të cilët arritën të siguronin këtë ndeshje. Më pas vazhduan me një lojë të qetë dhe pse ishin vazhdimisht kërkues. Në minutën e 21 një karton I kuq e tur ekipin vendas në dhjetë lojtarë. Një mundësi kjo për ekipin e Dritës që të ishte më e favorizuar për lojën e saj. Krasniqi në minutën e 32 e gjen të mundur të arrijë një gol duke barazuar shifart.

Pjesa e parë u mbyll me një barazim, rikthimi nuk solli një ndryshim për të dy ekipet. Epërsi numerike e cila në minutën e 88 shkoi dhe më tej në nëntë lojtarë. Smajli ndëshkohet me karton të kuq, por Drita nuk arrin të shfrytëzojë. Më shumë se 70 minuta me 10 lojtarë ata nuk shënuan në portën e Ballkanit. Ballkani gjithashtu duket I sigurt në sigurimin e pozitës së tyre në Konferencë Ligë. Ata jnë duke kryesuar në vendin e dytë me 58 pikë, shumë kjo e cila e vendos ekipin të sigurt në renditje.
Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.