Ligji 155/2015 ishte ligji që I dha fund lojërave të fatit në Shqipëri, një nismë e ndërmarë nga qeveria e asaj kohe e cila I cilësoi si një gangrenë e shoqërisë duke I ndaluar të gjithë aktivitetin e tyre. Kryesisht bastet sportive ishin ato që kishin më shumë fokus në gamën e lojërave të fatit dhe ishte zotimi I kryeministrit I cili u shpreh se vetë ai do të bëhej misionari I kësaj mbyllje. Një ligj që asaj kohe u diskutua shumë në panele të ndryshme dhe nuk arrinin dot të jepnin një shpjegim llogik se cfarë e shtyhu qeverinë që të ndërmerte atë lloj vendimi aq drastik.
Në atë kohë pikat fizike në shqipëri kishin “mbirë” në cdo cep po ashtu dhe lulëzimi I kompanive që ofronin këtë shërbim u shtua ndjeshëm prej fillimit që operonin vetëm dy në disa dhjetra deri në fundin e tyre. ‘’Fundi I marrëzisë’’ ishte quajtur fushata në atë kohë ku mendohej se do të ulej qepeni në cdo prej pikave që shërbenin për bastet sportive. Një fenomen shumë më I gjerë në Shqipërinë e atyre viteve se cdo shërbim tjetër I lojërave të fatit.

Tashmë prej më shumë se nëntë vitesh ato nuk janë prezente në formën e tyre të ligjshme, pavarësisht pengesës ligjore cilido që ka dashur të luajë ka gjetur mundësinë se si do të bëhet pjesë e saj dhe kjo është një goditje për sistemin duke qenë se I mohon një mënyrë fitimi shtetit, një faturë e kripur e cila nuk tatohet dhe shkon drejtpërdrejt në xhepin e ofruesve të paligjshëm. Sot, në shqipëri është shndëruar në një fenomen po aq shqtësues sa më parë për vetë faktin se ka me dhjetra ofrues të paligjshëm që e mundësojnë dhe aktiviteti I tyre vazhdon normalisht.
Në plan afatgjatë shihet se qeveria e ka humbur lojën e saj me mbylljen e basteve sportive dhe lojërat e fatit duke qenë se aktiviteti I paligjshëm është në kulmin e tij dhe cdo vit shtetit shqipëtar I mohoen plot 50M $ cdo vit vetëm prej tatimit të lojërave të fatit.