Bayern kualifikohet,Monaco eleminohet, Atalanta dështon

Mundësia e fundit për kualifikimin e Bayern në fazën e 1/8 të UEFA Champions League, bavarezët arritën të merrnin një barazim të vështirë përballë Celtic në shëtpi. Një barazim tepër I vështirë për ta ku deri në minutën e katërt drejt fundit ata ishin duke humbur 1-0. Ishte Davies I cili arriti të conte topin në rrjetë pikërisht në minutën e fundit përpara se loja të shkonte në shtesa, shmangia e shtesës ishte një mundesi pozitve për bavarezët të cilët nuk ishin në lartësinë e duhur për të përballuar skocezët.

Benfica në sfidën e saj përballë Monaco, realizoj kualifikimin e saj në fazën e 1/8. Një lojë e cila prodhoi gola nga të dy ekipet ku rezultati përfundimtar I saj shkoi 3-3 me Moancon. Kualifikimi I protugezëve erdhi pasi ata në përballjen e parë kishin fituar 1-0, cka I coi ata automatikisht si tëkualifikuar në përfundimin e sfidës.

Bayern kualifikohet, Atalanta dështon përpara Brugge, Benfica eleminon Monacon

Atalanta nuk mundi dot që në ndeshjen e kthimit ndaj Club Brugge në play off-in e Championsit të kualifikohej. Italianët pavarësisht humbjes në sfidën e tyre të parë 2-1, morrën një humbje të thellë dhe në shtëpi 3-1, duke I cuar ata jashtë Champions. Të gjitha golat në këtë sfidë erdhën në pjesën e parë, cka e bënë shumë më të vështirë për bergamezët që të kishin një reagim dhe të merrnin në dorë fatin e tyre. Atalanta pati mundësinë që të rikuperente në pjesën e dytë pasi që Lookman e ngushtoi më tej diferencën mes ekipeve, gjithashtu humbja e një penalltie ishte më tepër zhgënjyese për ekipin.  Kartoni I kuq për Toloi në minutën e 87 ishte vendimarësja për skualifikimin e Atalantës.