Alonso zyrtarisht drejt Real Madrid, largim i Ancelottit

Alonso zyrtarisht drejt Real Madrid

Xabi Alonso është një ndër emërat më të përfolur në lidhje me marrjen e drejtimit në Real Madrid. Që prej deklaratës së tij të dhënë në fillimin e këtij viti ku ai kërkonte të ndryshonte ekip, u përfol. Aludime që vazhduan gjatë dhe pasuan për shkak të formës aspak të mirë që kishte Real në këtë sezon. Largimi i Ancelottit shihej si i mundur dhe mendohej se do të ndodhte. Por, finalizimi erdhi pas dështimit të tij në Champions Leagu. Detyrë e cila u bë e pa mundur për të duke mos kaluar një fazë të rëndësishme.

Tashmë, italiani nuk do të jetë më pjesë e ekipit dhe kjo është e konfirmuar. Në lidhje me të ardhmen e tij më shumë mundësi ka një lëvizje e tij drejt Kombëtares së Brazilit. Transfertë kjo e cila e pret në ndeshjet e qershorit që zhvillohen për eleminatoret e Kupës së Botës 2026. Por, edhe kjo ende e pakonfirmuar për shkak të kohës së dorëzimit të detyrës së tij aktuale.

Alonso zyrtarisht drejt Real Madrid
Alonso zyrtarisht drejt Real Madrid

Alonso ka dorëzuar postin e tij në Bayer Leverkusen. Skuadër me të cilën ai arriti një seri suksesesh. Një kupë në Bundesligë dhe dy Kupa e Gjermanisë. Këto e forcojnë qëndrimin e tij në këtë kampionat. Ish lojtari i Real Madrid thuhet se do të kethehet tashmë si trajner, një konfirmim i ardhur prej disa mediave të ndryshme.

Një kontratë e cila është përfunduar tashmë ku ai do të drejtojë klubin për tre sezone. Me një kontratë të vlefshme deri në 2028 ai do të marrë drejtimin e klubit përpara Kupës së Botës për Klube.

Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.