Elversberg morri një fitore të radhës në Bundesligë 2, cka e vendos tashmë atë në vendin e gjashtë në tabelë. Për tu ngjitur në treshe për të janë dhe pesë pikë hendek, cka e bëjnë shumë më të prekshme tashmë për ekipin që kërkon sukses këtë sezon. Pjesmarrës në këtë fitore ka qenë dhe ylli kosovar Fisnik Asllani I cili po bën atje një performancë fantastike javë pas jave.

Ishte pikërisht Asllani ai që hapi takimin me golin e tij, vetëm gjashtë minuta pasi ndeshja kishte nisur, ky ishte goli I 12 I Asllanit në këtë sezon me 21 ndeshje të zhvilluara. Njëherësh nuk kanë munguar dhe asistet të cilat kanë qenë pesë gjatë këtij sezoni.
Me një formë të shkëlqyer ai thjesht e bën shumë më të shkurtër ndenjtjen e tij në këtë klub duke qenë se një performancë e tillë nuk ka si të mos shquhet dhe të ketë mundësinë që të bashkohet me klube shumë më të mëdha. Seria e golave ka ndikuar që Asllani të jetë një yll në ngjitje dhe të bëhët ndoshta hallkë kyce në futbollin kosovar.