Atalanta bën një hap shumë më e sigurt drejt Champions

Atalanta bën një hap shumë më e sigurt drejt Champions League

Java e 36 e Serisë A, u mbyll me një ndeshje ku atalanta u vendos përballë me Romën për të ndërmarrë një hap të rëndësishëm. Ishin ata që përballë Romës arritën të triumfonin me një rezultat 2-1. Kjo e bën që ekipi të ketë mundësi për të siguruar kështu një vend në UEFA Champions League në sezonin e ardhshëm.

Një ndeshje e cila prej fillimit u përcaktua nga epërisa e vendasve. Një gol I shënuar që në minutat e para e bëri shumë më të thjeshtë këtë ecuri të tyre. Ademola Lookman arriti që brenda zonës të kishte mundësi për të realizuar këtë gol. I cili e coi sfidën në një rezultat 1-0. Një gëzim I cili nuk zgjati shumë për ekipin.

Atalanta bën një hap shumë më e sigurt drejt Champions League
Atalanta bën një hap shumë më e sigurt drejt Champions League

Kryeqytetasit që ishin mysafirë në këtë sfidë, arritën që ta barazonin sfidën. Në minutën e 32 Bryan Cristane u kujdes më së miri që ta conte këtë sfidë në barazim. Kështu arriti që të mbyllej dhe pjesa e parë me një rezultat të barabartë mes skuadrave. Rikthimi në pjesën e dytë ishte shumë I zjartë për të dy ekipet që kërkuan vazhdimisht për të shënuar.

Loja ishte ende e hapur dhe besimi I tyre për një rikthim gjithashtu, në të dy kampet. Zvendësimi në kampin e Atalantës rezultoi me sukses. Duke qenë se Sulemana ishte pikërisht ai që mundi të shënojë për këtë sfidë golin vendimtar të saj. Në minutën e 76 ai e kaloi skuadrën e tij në avantazh duke shënuar një tre pikësh tepër të rëndësishëm. Me këtë fitore ata arrijnë të bindojnë më tej pozitën e tyre në këtë kampionat.