Dje u zhvillua ndeshja finale në kampionatin shqiptar, Egnatia u vendos përballë Vllaznisë në Superiore. Një dyshe e cila në këtë sezon arritën më së miri që të dëshmojnë se ishin të afta për një kohë të gjatë të ishin në kryesi. Përballja mes tyre në finale ishte rezultat I lojës së tyre luftarake në këtë sezon.
Egnatia ishte ekipi I parë I cili I siguroi play off-et e saj në rezultatet që mundi të sigurojë gjatë këtij sezoni. Ata arritën që të shpalleshin ekipi I parë që arrin në final Four. Vllaznia me rezultatet e saj arriti e dyta në këtë kualifikim. Duke qenë se ekipi I rogozhinës e humbi mundësinë e saj për titull në Kupën e Shqipërisë kishin një synim të vetëm. Ata besonin se mund të përsërisnin suksesin e sezonit të shkuar duke qenë se ishin triumfues në atë sezon.

Ndeshje e cila nisi shumë herët prej Egnatias, Lushkaj u kujdes që në krye të lojës që ta cojë ekipin e tij në avantazh. Vetëm gjashtë minuta pas nisjes së saj e ndihmuan ekipin që të besojë për një mundësi shumë më të frytshme në këtë fitore. Pjesa e parë pavarësisht tentativave të ndryshme u mbyll me një rezultat të vakët.
Rikthimi, ishte një shpresë dhe për shkodranët të cilët tentuan por të pafat. Me një tjetër gol vetëm tre minuta pas nisjes së sfidës Egnatia kalon në avantazh. Lushkaj shënon golin e tij të dytë në këtë sfidë duke u kujdesur për një sigurim. Tentativa të shumta pati por që nuk mund ta ndryshonin dot fatin e lojës.
Rogozhinasit shumë më kërkues duke kërkuar që ta thellonin më tej rezultatin dhe ja dolën më së miri. Ata me një gol të Leo Melo e cuan sfidën në avantazh. Në minutat shtesë mundësuan një tjetër gol nga Ujka. Egnatia në këtë mënyrë arrin të ngrerë titullin për të dytin vit radhazi.