Jonathan Tah refuzoi Real Madrid dhe Barcelonën

Jonathan Tah refuzoi Real Madrid dhe Barcelonën

Qëndërmbrojtësi I Bayer Leverkusen ka mundur që të mos pranojë të nënshkruajë me dy ekipet e mëdha të futbollit europian. Bëhët fjalë për refuzimin e tij që të bëhët pjesë e Real Madrid dhe Barcelonës. Më herët ai ka deklaruar se nuk do të jetë më pjesë e ekipit të Bundesligës. Kjo ka bërë që të marrë njëherësh një seri ofertash të ndryshme që janë drejtuar ndaj tij.

29 vjecari në këtë sezon ka qenë në një formë të mirë dhe është besuar se do të sjellë një qëndrim edhe më të mirë. Refuzimi I tij për të qëndruar në Leverkusen ngjalli dyshim në afrimin që ai do të kishte në të ardhmen. Kjo, u lajmëria prej tij në ndeshjen e fundit, duke qenë një goditje e madhe për klubin. Jo vetëm për shkak të ndikimit që ai ka në skuadër, por padyshim dhe në bazë të fitimit të munguar.

Jonathan Tah refuzoi Real Madrid dhe Barcelonën
Jonathan Tah refuzoi Real Madrid dhe Barcelonën

Me një kontratë e cila skadon në fundin e këtij sezoni ai nuk do të sjellë asnjë përfitim në arkën e skuadrës së tij. Kjo shihet si një pengesë për ekipin që nuk mund të gjenerojë nga ky kalim. Transferimi I tij kishte kushtuar 10 milion euro, dhe nga një rishitje e tij ekipi do të kishte mundësi që të fitonte plot 30 milion. Vendimi I tij që të mos bashkohet me dy prej ekipeve më të mëdha, ngjall dyshime për një afrim të tij me Bayern Munich. Duke qenë se ai kërkon të jetë pjesë e të njëjtës ligë për të vazhduar karrierën e tij.