Donacione nga Mozzart në Kenia po shpëtojnë jetë

Pavarësisht periudhës së shkurtët pesë vjecare që ajo operon në Kenia, kompania Mozzart tashmë ka lënë gjurmë të thella në këtë vend në kontinentin afrikan, me punën e saj të pergjegjshme shoqërore dhe mbështetjen e fortë për sistemin shëndetësor. Janë këto dy hallka të cilat për shumë gjatë nuk janë trajtuar në formën e duhur dhe mungesa e vëmendjes ka bërë që shoqëria të hasë probleme në këtë pjesë. Mozzart, ka risjellë në fokus kryesor këtë pengesë dhe ka bërë donacione të ndryshme duke siguruar: inkubatorë, sterilizues, shtretër, monitorë për monitorimin e gjendjes së pacientëve, bombla oksigjeni këto janë vetëm disa prej mjeteve që ata kanë siguruar ndaj spitaleve në Nairobi dhe rrethinat e saj. Një histori mjaft e bukur dhe shpresëdhënëse lidhet me inkubatorin e dhuruar së fundmi në Qëndrën Shëndetësore Waithaka, inkubatori  shpëtoi jetën e dy binjakeve të porsalindura të cilat erdhën në jetë në një periudhë më parë se ishin planifikuar. Këto vajza tashmë janë dy vjece dhe lumturia më e madhe është e prindërve të cilët janë tej falenderues ndaj Mozzart, të cilët I cilësojnë si shpëtmtarë.

Nuk është vetëm kjo fushatë, por gjithashtu dhe një projekt I tyre në lidhje me furnizimin me ujë të pishëm në këtë zonë, e cila është një nga problematikat që e ka shoqëruar ndër vite. Projekti I Mozzart “ Njëqind puse për komunitetet tona”. Një projekt vitalizimi për të gjithë rajonin, I cili do e shndërojë jetën e banorëve shumë më të thjeshtë dhe do të kenë kushtet optimale të jetesës, të munguara prej kohësh.

Mungesa e ujit nuk sjell vetëm problematika për shkak të saj, por gjithashtu dhe ai pak që arriej të sigurohej më parë ishte I ndotur në një nivel të lartë, cka sillte dhe më pas komplikacione në jetën e banorëve të zonës. Mozzart ndihmoi duke dhuruar puse, duke siguruar ujë të pastër për t’u pirë. Përfaqësues të kompanisë Mozzart nga Serbia, të cilët vizituan këtë vend të Afrikës, u bindën se ky projekt po ndryshonte në rrënjë jetën e banorëve të Kenias, duke e bërë atë shumë më të thjeshtë dhe tashmë të jetueshme pa pengesa elementare.

Donacione nga Mozzart në Kenia po shpëtojnë jetë
Donacione nga Mozzart në Kenia po shpëtojnë jetë

Në një bashkëbisedm me nxënësit dhe përfaqësuesit e administratës publike, ata mësuan se sa shumë e lehtëson jetesën e tyre të përditëshme disponueshmëria e ujit të pastër. Ata bënin më shumë se 15 km në ditë në kërkim të ujit të pijshëm, një fakt tashmë I cili nuk do të jetë më pengesë në jetën e tyre në këtë komunitet. Pusi I radhës I dymbëdhjetë me radhë si pjesë e fushatës u hap në Kisumu në Kenian perëndimore, ku popullata lokale ishte duke vuajtur për ujë që prej vitit të largët 1945. Kjo ngjarje u përcoll me një event të ndjekur dhe nga administrata publike ku shprehën dhe njëherë falenderimet ndaj Mozzart, për ndryshimet që I bën jetës së tyre.

Si pjesë e punës në këtë komunitet, Mozzart lë gjurmë të pashlyeshme dhe në terenet sportive, ata pajisën me fanella dhe me pajisje të reja sportive klubet amatore të cilat zhvillojnë aktivitetin e tyre në Kenia, duke u dhënë talenteve të reja shpresë për të pasur mundësi të realizojnë ëndërrat e tyre. Nuk është vetëm kjo mbështetje në aspektin sportiv pasi që ata mbështesin dhe aktivietetet sportive si Kupa e Afrikës së Hokejit në Fuse, e cila falë sponsoriziit të Mozzart është kthyer në një ndër sportet më të preferuar.

Mozzart, ka qëllime të qarta sa I përket zhvillimit që kërkon t’I japë asaj zone jo vetëm ujë të pijshëm dhe mbështetje në sistemin shëndetësor, por dhe zhvillimin dhe argëtimin e popullatës përmes sporteve dhe sponzorizmin e aktiviteteve.