Tottenham së fundmi ka vendosur një cmim për mbrojtësin e saj. Pedro Porro është në radarin e disa prej klubeve të ndryshme. Janë pikërisht këto klube të mëdha që janë në kërkim dhe e njohin lojtarin. Për këtë arsye Tottenham ka bërë një lëvizje duke e vendosur një cmim për lojtarin e rri. 60 milion euro kërkon ekipi anglez për të gjithë të interesuarit e mbrojtësit.
25 vjecari i cili në këtë sezon ka pasur një formë tepër të mirë është vlerësuar së tepërmi. Mbrojtësi ka shërbyer më së miri në ekipin anglez, duke u diferencuar me formën e tij. Kjo ka bërë që ai të tërheqë vëmendjen dhe ndaj disa klubeve të ndryshme europiane.

Barcelona, duket se është në kërkim të mbrojtësit. Ekipi katalanas është duke kërkuar për një mbrojtës dhe të rregullojë këtë repart. Kjo e bën një detyre të vështirë për ta por duket se janë të fokusuar në lojtari i Tottenham. Ai shihet si opsioni më i mirë për të shërbyer në krahun e Jules Kounde. Kjo do të shërbejë për të përmirësuar më tej ekipin katalunas.
Duke qenë se shërbimi i tij nuk ka qenë thjeshtë në mbrojtje. Ai ka mundësuar gjithashtu dhe katër gola të shënuar gjatë sezonit. Kjo e shndëron dhe më shumë dëshirën e Flick për ta pasur pjesë të ekipit të tyre në sezonin e ardhshëm. Gjithësesi, ekipi është i pandarë nga vështirësitë e tij financiare. Kjo e bën të gjithë situatën shumë më të paqëndrueshme ndaj një oferte prej 60 milion euro.