Erling Haaland sheh mundësinë e një transferimi te Reali

Erling Haaland sheh mundësinë e një transferimi te Reali

Manchester City mund të jetë në një periudhë aspak të mirë, duke qenë se klubi është duke u ndeshur me një seri largimesh. Së fundmi, Erling Haaland aludohet se nuk do të jetë më pjesë e klubit ku do të ketë një zhvendosje të tij. Pavarësisht se ka një kontratë e cila është zgjatur së fundmi nga klubi anglez ai mendohet se nuk do të jetë pjesë e tyre sezonin e ardhshëm.

Norvegjezi I cili shihet si një ndër sulmuesët më premtues në botë, sigurisht që ka një seri ofertash të ndryshme. Por, mesa duket ekipi që kërkon dhe bën të gjitha lëvizjet për ta pasur në ekip është Real Madrid. Ai mund të jetë atje krahas emërave të rëndësishëm si Vinicius Junior, Jude Bellingham dhe Kylian Mbappe.

Erling Haaland sheh mundësinë e një transferimi te Reali
Erling Haaland sheh mundësinë e një transferimi te Reali

Sulmuesi shihet si një kërkesë e vetë Florentino Perez, në një moment ku është bashkuar me ekipin dhe Xabi Alonso. Spanjolli do të ketë një tjetër yll në bankinë duke siguruar kështu një ndër ekipet me më shumë yje në sezonin e ardhshëm. Norvegjezi duket se do të kushtojë shumë për Real Madrid. Ata janë duke bërë gati një shumë prej 180 milion euro për kalimin e tij.

Haland në Manchester është një ndër futbollistët më të paguar atje. Janë plot 30 milion eruo në sezon për të. Kjo është një shumë ku Real do të duhet të ngrihet në një tjetër nivel ekonomik që ta ofrojë për sulmuesin. Ende nuk ka një konfirmim nga të dy klubet për një kalim të mundshëm të tij.