United, në rast suksesi rrit pagat deri në 30 milion euro

Manchester United, në rast suksesi rrit pagat deri në 30 milion euro

Manchester United në një sfidë tepër interesante do të jetë përballë Tottenham. Finale angleze në UEFA Europa League e cila e do të vendosë se kush do të jetë triumfues në këtë edicion. Rrugëtimi I Manchester ka qenë tëpër I mirë dhe kanë treguar se kanë një qëllim të qartë në këtë sezon. Aspak dyshues për një arritje duke qenë se kanë kaluar një varg sfidash.

Me një sukses të mundshëm në këtë rrugëtim, janë drejtuesit që sjellin një promo fantastike për ekipin. Ata do të jenë të gatshëm të paguajnë plot 30 milion euro në rast se ekipi arrin këtë fitore fantastike. Përmes këtsaj fitore ata do të arrinin të siguronin gjithashtu një pozitë në sezonin e ardhshëm në UEFA Champions League. Nga ku renditja në Premier League nuk ja u lejon këtë mundësi.

Manchester United, në rast suksesi rrit pagat deri në 30 milion euro
Manchester United, në rast suksesi rrit pagat deri në 30 milion euro

Përmes këtij suksesi lojtarët do të kishin mundësi që të përmirësonin pagesat e tyre me 25%, një shtesë tepër e rëndësishme. Kjo shihet si një shtysë për rrugëtimin që ata do të ndërmarrin në champions. Përfitimet që mund të sigurojë klubi për shkak të këtij kualifikimi janë të shumta. Kjo e shtyn që përmes tyre të ofrojë një promo motivuese për të gjithë lojtarët e saj.

Nuk është thjeshtë një titull më shumë për Manchester, por sigurimi I një sezoni të ardhshëm që mund ta vendosë në mesin e më të mirëve të erupës. Një shtysë e cila është duke u bërë për ta realizuar qëllimin e këtij sezoni. Duke qenë se në kampionatin vendas janë jashtë pesëshes.