Mbrojtësi I Milan I cili mendohet se nuk dëshiron të jetë pjesë e ekipit në sezonin e ardhshëm është ofruar te Real. Veprim I marrë prej agjentëve të tij mendohet se ka amrrë një përgjigje negative prej skuadrës madrilene. Tregu I transferimeve në këtë periudhë ende nuk është stabilizuar. Kjo e bën që dhe Reali të mos jetë shumë I qartë në prurjet e reja që do të synojë në sezonin e ardhshëm.
Një epokë e re do të jetë për ta rikthimi I ish lojtarit të tyre tashmë si drejtues teknik. Xabi Alonso mendohet se do të jetë në krye të ekipit të Los Blancos. Më herët Alexander Arnold është përfolur për një kalim të sigurt te ekipi madrilen. Kjo si një mundësi e cila mund të bëhët e mundur përpara Kupës së Botës për Klube.

Por, nuk pritet të jetë I vetëm në repartin e mbrojtjes, duke qenë se shoqërohet dhe me emëra të tjerë. Alvaro Carreras, Dean Huijsen janë dy prej tyre të cilët shihen në listë shumë pranë një finalizimi. Mesa duket kjo e ka shtyrë më tej të besojë dhe Hernandez në një afrim të mundshëm.
Ai është vetëofruar por ka marrë një përgjigje negative ndaj klubi madrilen. Duke qenë se ai ka shërbyer më herët në këtë klub, por në Serinë a ka ardhur duke kaluar në një nivel më superior. Ka ndikuar që të rikthehet me një mundësi tjetër, vlerësimi si jo I përshtatshëm ka ardhur duke qenë se synimi I ekipit është diku tjetër.