Tijjani Reijnders nën radarin e City, gati kontrata

Tijjani Reijnders nën radarin e City, gati kontrata

Janë pikërisht mediar që e venë në dukje një ndër kontratat që ka përgatitur Manchester City. Ata theksojnë se City kërkon dhe e sheh si pjesë të projektit të tyre në sezonin e ardhshëm Tijjani Reijnders. Mesfushori I Milan shihet si një pjesë e rëndësishme në ekipin e Premier Ligës, ndaj dhe në javët në vijim mund të kemi më shumë informacion në lidhje me këtë lëvizje.

Ka qenë pikërisht City I cili është shprehur I gatshëm që të presë për mesfushorin deri në fundin e Serisë A. duke qenë se dhe në Milan ai ka një rol të rëndësishëm ku do të duhet të ofrojë shërbimin deri në fund të këtij sezoni.

26 vjecari shihet me një rol tepër të rëndësishëm në ekipin e City, ai mendohet se do të jetë në rolin kyc në mesfushë duke shërbyer më së miri atje. Hollandezi afrohet në ekipin anglez pas një seri ikjesh atje. Guardiola kërkon më shumë qëndrueshmëri dhe mendon ta arrijë përmes figurave të spikatura.

Tijjani Reijnders nën radarin e City, gati kontrata
Tijjani Reijnders nën radarin e City, gati kontrata

Milan në krahun tjetër ka zgjatur më tej kontratën e holandezit deri në vitin 2030. Kjo e forcon më shumë qëndrimin e tij në klubin kuqezi, por njëherësh dhe Milan për të përfituar prej tij.  Duke qenë një lojtar kyc me 15 gola në këtë sezon, Milan është duke u përgatitur për një largim kyc nga ekipi. Duhet vetëm mbyllja e sezonit që city të dorzojë zyrtarisht ofertën e tij ndaj klubit italian. Pasi që në negociata është diskutuar dhe pranuar se do të ketë një largim të mundshëm prej ekipit italian.