Milan në ditën e djeshme zhvilloi përballjen e tyre me Bolonjën, ndeshje e vlefshme për finalen e Kupës së Italisë. Humbja atje e cila erdhi me një gol të vetëm diktoi për një skuadër e cila humbi agresivitetin e saj. Shumë pak aksione dhe mosfinalizim I asnjë prej tyre shpreh një ekip që ka nevojë për më shumë ndryshime. Në këtë sezon ata nuk shpresojnë për një titull, të vetmen mundësi e humbën.
Aspak frymëzuese loja e tyre në këtë finale, dhe pse kalimi atje tregoi një skuadër kompakte. Duke qenë se mundën të mposhtin Inter në një sfidë gjysmëfinale. Rikthimi në këtë kompeticion pas fitores në Serinë A, ndaj tyre nuk është se e shtyhu më tej ekipin. Trajneri I Milan është shprehur I zhgënjyer nga loja e kuqezinjëve në ndeshjen e tyre të fundit.

Portugezi I cili është duke udhëhequr ekipin në këtë sezon, shprehu se pjesa e dytë do të duhet të ishte shumë më e koncentruar. Mundësitë gjatë kësaj pjese ishin të shumta dhe u ofruan në ekip por të parealizueshme. Ai theksoi se ishte pikërisht ai formacion që kishte zgjedhur. Duke kërkuar që të ishte sa më strikt me formën e mëhershme. I qëndroi strikt përgatitjeve dhe lojës së zakonshme të ekipit të tij.
Në lupë të tij u vendos se loja ishte shumë fizike, një aspekt I cili nuk u pranua pozitivisht prej ekipit. Kjo I vendos ata përballë një vështirësie sa I përket qëndrueshmërisë. Në fund ai theksoi se ishte I zhgënjyer për shkak të humbjes së tyre në këtë kompeticion.