Emërllahu dhe Korenica përsëri ndikues në ekipin e tyre

Emërllahu dhe Korenica përsëri ndikues në ekipin e tyre

Dyshja e shqiptarëve e cila luan për Cluj në Rumani ka mundur të sigurojë një tjetër fitore të rëndësishme për ekipin e tyre. Cluj kq mundur të fitojë përballë Hermannstadt me një rezultat final 3-2. Një sfidë e cila zhvillohej për të përvaktuar fituesin e Kupës së Rumanisë. Në këtë fitore padyshim që kishte një ndikim dhe dy prej lojtarëve Liridon Emërllahu dhe Meriton Korenica. Ata arrijnë kështu një titull për herën e tyre të parë në kampionatin rumun.

Të angazhuar në fushën e lojës prej minutës së parë. Ata shndërohen kështu në lojtarë titullarë dhe hallkë kyce në ekipin rumun. Shërbimi i tyre tepër i domosdoshëm jo vetëm në këtë sfidë por në të gjithë serinë e sukseseve të ekipit.

Emërllahu dhe Korenica përsëri ndikues në ekipin e tyre
Emërllahu dhe Korenica përsëri ndikues në ekipin e tyre

Në golin e parë padyshim që një rol të rëndësishëm luajti Meriton Korenica. Ai arriti të asistojë në mënyrën më të mirë drejt Mohammed Kamara i cili arriti të finalizojë me një gol të shënuar. Gol i cili ardhi në minutën e 15, duke lejuar ekipin të guxojë më tej.

Louis Munteanu dhe Ben Nkololo arritën të shënonin dhe dy gola të tjerë për ekipin. Cluj shkon kështu me një epërsi për të qenë më i sigurt në triumfin e tyre në këtë sfidë. Emërllahu arriti të shënojë në këtë sfidë në kohën shtesë. Por, ndërhyrja e VAR e anulloi atë duke e cilësuar si pozicion jashtë loje.

Kjo fitore shërbeu për ekipin duke ju dhënë kështu fitoren e tyre pas një periudhe lrej nëntë vitesh në pritje. Padyshim që rol në këtë sfidë kishin dhe dy yjet shqiptarë që angazhohen me të.