Qazim Laci, Albion Rrahmani, Ermal Krasniqi dhe Indrit Tuci janë shqiptarët të cilët luajnë në ceki. Emëra tepër të rëndësishëm në kombëtaren shqiptare të cilët japin kontriburin e tyre dhe për ekipet respektive. Sigma Olomuc ka mundur të fitojë Kupën e Cekisë duke ardhur las një fitoreje në finale përballë Sparta Pragës. Fitore e cila erdhi me një rezultat final prej 3-1.
Sigma mundi që pjesë e parë ta realizojë në favorin e saj duke e mbyllur sfidën me një rezultat në favorin e saj 3-0. Ishin dy golat e Filip Zorvan dhe vetem një gol prej Matej Mikulenka. Epërsi e cila e vendos në favorin ekipin për të qenë triumfues të sfidës së tyre finale.

Fillimi i pjesës së dytë ishte më shumë kërkues lër kundërshtarët e tyre. Rrahmani u angazhua duke u futur në lojë. Nuk vonoi shumë që ai të linte shenjën e tij në këtë sfidë. Ishte pikërisht minuta e 61 ku ai prej pikës së 11 metërisht arriti ta cojë sfidën në favor të tyre. Ky ishte një gol jo i mjaftueshëm për ekipin e tij që të conte në favor sfidën. Në këtë seri ai arrin që të shënojë golin e tij të dhjetë në këtë sezon. Formë tepër e mirë kjo për të qenë pranë lojtarëve më të mirë të kampionatit.
Gol i pamjaftueshëm për të shërbyer në këtë sfidë. Por e shtyhu më shumë ekipin që të guxojë lër të sjellë një sfidë në favorin e tyre. Ermal Krasniqi u angazhua në këtë sfidë prej minutës së 69. E pamjaftueshme për të sjellë një ndryshim në vazhdimin e lojës.