Xabi Alonso ende nuk e ka marrë zyrtarisht detyrën e tij në klubin spanjoll. Ai pritet të jetë zvendesuesi i Carlo Ancelottit i cili largohet në fund të këtij muaji. Largim i cili pas shumë suksesesh në këtë klub nuk mund të linte një tjetër sukses në vazhdim. Ende pa marrë drejtimin zyrtar atje ai ka nisur një seri lëvizjesh që do të synojnë përmirësimin e ekipit në vazhdim.
Trent Alexander Arnold është një ndër emërat që është përfolur për t’u bashkuar. Largimi i tij nga Liverpool do të sjellë angazhimin e tij në fushën e lojës së Real Madrid. Nuk mendohet të jetë afrimi i vetëm atje ku do të bashkohet gjithashtu me Dean Huijsen. Lojtari i ekipit të Bournemouth mendohet se do të jetë afrimi tjetër në klubin e Los Blancos.

Në këto dy afrime mbrojtja duket një repart i cili është i përforcuar dukshëm. Synimi i tyre është gjithashtu një tjetër prurje prej Benficës dhe kjo në mbrojtje. Alvaro Carreras është mbrojtësi i cili do të jetë në ekipin e Los Blancos. Nuk ka ende konfirmime në lidhje me keto afrime. Por, shihen si realizime të mundshme.
Formacioni i preferuar i Alonso mendohet se do të jetë 3-5-2. Ku sulmi i tij i preferuar mendohet se do të jetë Mbappe dhe Vinicius JR. Me pas në mesfushë ata shohin aktivizimin e lojtarëve që aktualisht luajnë për ekipin. Një tjetër yll që mund të bashkohet me ekipin mendohet se do të jetë Halaand. Lojtar i cili mund të vijë prej Manchester City. Konfrimime në lidhje me transferimet, shihen të jenë gjatë afatit kalimar.