Liverpool, u ndesh në këtë fund sezoni me një largim të rëndësishëm. Pas suksesit të këtij sezoni në Premier Ligë, Trent Alexander Arnold zgjodhi që të largohej nga ekipi. Kështu që synimi I tyre pas një humbje kaq të madhe është që të bëjnë rikuperimet e nevojshme. Milos Krekez, mbrojtësi I majtë I Bournemouth mendohet se do të jetë synimi I tyre I ardhshëm.
Janë pikërisht mediat e ndryshme që e bëjnë shumë më të afërt këtë prurje të re në ekip. Sipas tyre është duke u ndjekur një seri intensive bisedimesh për të afruar 21 vjecarin në ekip. Janë thjeshtë disa detaje teknike që do të përcaktojnë kalimin. Duke qenë se në bisedimet e tyre ata kanë mundur të kenë një dakortësi me lojtarin e rri.

Mbrojtësi hungarez ka pasur një sezon mjaft të mirë në ekipin e tij. Ai ka pasur plot 39 ndeshje të luajtura, ku në mesin e tyre ka mundur të shënojë dy gola. Nuk janë te vetmet në angazhimin e tij duke qenë se ka dhënë gjithashtu dhe pesë asistime. Ka qenë pikërisht kjo formë e tij e cila ka ngjallur interesin e shumë prej klubeve të ndryshme europiane.
Por, Liverpool e sheh si një projket tepër të rëndësishëm për të ardhmen e tyre. Duke bërë hapa shumë më intensivë për të bashkuar atë në lojën e tyre. Rifreskimi I repartit të mbrojtjes dhe afrimi I tij shihet si opsioni më I mirë për mbrojtjen sezonin e ardhshëm. Janë pikërisht ditët në vijim që do të sjellin më shumë informacione në lidhje me këtë afrim që synojnë në ekipin e kuq.