Inter barazon, ende në luftë për titullin

Inter barazon, ende në luftë për titullin

Interi në një ndeshje në shtëpi nuk arriti të siguronte një fitore. E rëndësishme për të siguruar trofeun në këtë sezon të Serisë A. Mesa duket Seria A do të luhet deri në ndeshjen e saj të fundit. Xhiroja e kësaj jave nuk është se solli asnjë përcaktim sa i përket të ardhmes së këtyre ekipeve. Inter përballë Lazio barazoi 2-2, duke mos e shfrytëzuar aspqk epërsinë e saj dy herë. Napoli u nda në paqe me Parmën 0-0, duke e bërë të paqartë pozitën e tyre.

Inter arriti të kalonte në epërsi në fundin e pjesës së parë. Ishte pikërisht goli i shënuar në këtë pjesë nga Yann Bisseck i cili e coi rezultatin 1-0. Lazio nuk ja doli më tej që të mbajë rezultatin jo në favorin e saj. Ishte pikërisht një asistim i Pedro që Matias arriti të barazojë shifrat.

Inter barazon, ende në luftë për titullin
Inter barazon, ende në luftë për titullin

Zikaltërit nuk qëndruan në këtë disavantazh duke kërkuar në minutën e 80 një gol tjetër. Hakan Calhanoglu arrin të shënojë për ekipin e tij. Një nderhyrje në zonë i jep Lazio një penallti që arrin më së miri ta vendosë në favor të saj. Kështu ekipi arrin të barazojë shifrat 2-2.

Napoli si mysafir nuk mundi të ndryshojë asgjë nga loja e saj sa i përket ndërhyrjes së Parmës. Detyre e vështirë për ta por e cila u nda në një rezultat pagola. Pikërisht, duke udhëhequr këtë sezon të Serisë A do të kërkojnë më tej që të arrijnë edhe trofeun. Të ndjekur nga Inter me vetëm një pikë do të jetë një ndër detyrat më të vështira për ta. Ndeshja e radhës do të jetë me Caligarin. Ku do të përcaktojnë se cila prej ekipeve do të jetë triumfues.