Manchester United në këtë sezon në kampionatin vendas nuk ka patur një formë të mirë. Ekipi renditet në vendin e 16 në këtë kampionat. Kjo e vendos atë shumë më larg sybimeve që kishte ekipi për këtë sezon. Por, mesa duket ka qenë thjeshtë një sezon i keq për ta duke kërkuar që të jenë stabilë në vazhdim. Drejtuesit e klubit e kanë cilësuar si një formë e cila do të duhet të qëndrojë e njejtë. Duke përfshirë se Ruben Amorim do të jetë pjesë e skuadrës dhe në sezonin e ardhshëm.
Kjo cilësohet si një lëvizje e tyre duke vlerësuar drejtuesin portugez. Vlerësim i cili vjen pikërisht në këtë fazë ku ekipi do të duhet të ketë synime më të qarta në sezonin e ardhshëm. Shkrirja e tij me lojtarët dhe krijimi i një ekipi që frymon e bën më të thjeshtë zgjedhjen e tyre lër të zgjedhur qëndrimin.

Janë pikërisht mediat e ndryshme që bëjnë me dije se nuk do të jetë aspak e ndikuar kjo vendimarrje prej situatës së Europa League. Ekipi i cili pritet të zhvillojë ndeshje finale me Tottenham për të pasur mundësinë e Champions në sezonin e ardhshëm. Objektiv i cili sipas tyre nuk është se do të ndikojë në qëndrimin e ekipit.
Pavarësisht rezultatit Amorim vlerësohet si një ndër drejtuesit me shumë potencial. Koha qshtë cleës i rëndësishëm në vlerësimin e tij. Janë drejtuesit që kërkojnë të besojnë më tej në formën e tij dhe synimet që kërkojnë të arrinjë.