Një ndër talentet e dala nga akademia e Barcelonës u ndoq me shumë interes në fillimet e tij. I cilësuar shpesh si e ardhmja e ekipit shihet gjithë e më rallë në fushën e lojës. rikthimi I tij pas një periudhe të gjatë rikuperimi nuk e sheh aspak në fushën e lojës. Duket se në planet e Hans Flick nuk është aspak talenti I rri I dikurshëm tepër premtues.
Pozicioni I tij është bërë gjithë e më dytësor, ku drejtuesi I klubit nuk e përshin aspak në projektin e tyre në të ardhmen. Kështu që ata synojnë të kenë një marveshje sa I përket largimit të tij nga klubi. Një marveshje e cila synon të jetë në të mirën e tij dhe njëherësh të shërbejë për një lehtësim financiar për ekipin. Pengesë e cila do të duhet të lehtësojë arkën e klubit që ka hasur tepër vështirësi në këtë sezon.

Pengesa kryesore në këtë kalim të tij mendohet se është paga e tij e lartë. Ansu paguhet plot 25 milion euro në sezon kjo mund të shuhet. Arsyeja e tyre është që të arrinjë një marveshje e cila e bën atë të largohet falas nga ekipi. Kështu do të duhet të pranojë ndërprerjen e kontratës aktuale. 22 vjecari mendohet se e kupton situatën në të cilën është duke kaluar klubi I tij.
Për këtë arsye mendohet se do të ketë një dakortësim. Janë disa klube që janë në kërkim të tij për të qenë pjesë e skuadrës së tyre. Kjo e bën shumë më të thjeshtë këtë fakt, për një lojtar që kërkon të luajë dhe të gjejë veten diku tjetër.