Milan duket se është në pritje të ofertave të ndryshme për mesfushorin e saj Tijjani Reijnders. Manchester City duket ekipi I parë I interesuar për këtë lëvizje duke bërë ofertën e tij në drejtim të klubit. Ofertë nga e cila nuk është se ka marrë një përgjigje pozitive për kërkesën e bërë.
Mendohet se oferta prej 60 milion euro prej Manchester City nuk është pritur si duhet nga ekipi I serisë a. Kuqezinjtë janë duke kërkuar më shumë për mesfushorin e tyre I cili është shndëruar në një ndër më të kërkuarit në klube të ndryshme europiane. Me një kontratë mes Reijnders dhe Milan e cila është e vlefshme deri në vitin 2030 ata janë duke kërkuar më shumë. Mediat e ndryshme janë ato që spekulojnë për një shumë prej 90 milion euro për kërkesën e tyre.

Ekipi Italian është duke vendosur një shumë të lartë duke qenë se dhe kërkesat që ata presin janë të shumta. Refuzimi I Manchester city në ofertën e tyre të parë prodhoi një tjetër ofertë. Por, përsëri e pajustifikuar sipas Milan. Holandezi I cili mriti në Milan prej AZ Alkmaar verën e 2023. Pritet të largohet me një shumë të majme nga ekipi.
Transferimi I tij kushtoi plot 20 milion euro për Milan, por tashmë ata synojnë më shumë kthim. Kjo për shkak të formës së mesfushorit duke shnënuar në këtë 15 gola dhe dhënë 20 asiste. Sezon që e bën shumë më të kuotouar dhe e afron me mundësinë që të ketë një ndër ofertat më të larta në treg.