Brighton arrin të mposhtë Liverpool, pesë gola të shënuar

Brighton arrin të mposhtë Liverpool, pesë gola të shënuar

Java e 37 e Premier Ligës, solli një ndër sfidat ku dy ekipet që u përplasën ishte dhe Birghton me Liverpool. Ekipe të cilat tashmë e kishin siguruar renditjen e tyre. Liverpool arriti të mbyllë kampionatin e saj këtë sezon katër ndeshje përpara përfundimit. Sigurimi I vendit të parë e lejoj ekipin që të kishte liri të plotë në ndeshjet e fundit. Brighton dhe pse me tre pikë të siguruara nuk bën dot hapin e saj të madh para për një renditje në europë.

Ndeshje e cila nisi me një epërsi të Liverpool, që në minutat e para të lojës. Harvey Elliott arriti të shënojë duke e cuar ekipin e tij në epërsi. Thyerja e akullit siguroi më shumë besim në të kuqtë të cilët ishin totalisht të sigurt për një fitore. Reagimi I Brighton u vonua por ekipi arriti që të barazojë rezultatin në minutën e 32. Brajan Gruda arrin që të shënojë për ekipin e tij duke shënuar kështu barazimin 1-1.

Brighton arrin të mposhtë Liverpool, pesë gola të shënuar
Brighton arrin të mposhtë Liverpool, pesë gola të shënuar

Si një reth, të kuqtë erdhën sërisht në një gol të realizuar duke e kthyer epërsinë përsëri. Elliott tashmë shërbeu për një asistim duke e cuar në  Dominik Szoboszlai, ku u bë I mundur dhe realizimi I golit. Kështu që pjesa e parë u mbyll me rezultatin në favor të tyre. Rikthimi në pjesën e dytë prodhoi më shumë raste për Brighton.

Kaoru Mitomas, në minutën e 69 arriti të barazojë shifart duke e kthyer këtë sfidë në favorin e ekipit të tij. U deshën vetëm shtatë minuta që ata të gjejnë kështu dhe golin e tretë të avantazhit. Ndeshja u mbyll me rezultatin 3-2, si një fitore e rëndësishme për Brighton.