Florian Wirtz është tashmë një ndër emërat që ka më shumë interes në të gjithë ekipet europiane. Forma e tij e shkëlqyer në këtë sezon, gjithashtu dhe karrakteri në fushën e lojës e shndërojnë atë në një ndër më të kërkuarit. Largimi I tij nga Bayer Leverkusen është konfirmuar tashmë dhe janë ekipet që janë duke dërguar ofertat e tyre për Wirtz.
Por, prej fillimit mesa duket ka dhe të larguar prej kësaj kërkese. Pikërisht, ekipi më I shtrenjtë në europë Manchester city është tërhequr nga kërkesa për ta pasur pjesë të ekipit lojtarin e rri. Cilësimi I tyre është tepër I thjeshtë, shuma që ai ka në treg nuk mund të përballohet prej tyre. Mesa duket transferimi I shtrenjtë e ka bërë që City të ketë një tjetër synim në këtë sezon.

Vlera e tij prej 140 milion euro nuk është e justifikueshme sipas ekipit anglez. Kjo e shndëron atë që të jetë larg interesit për të qenë pjesë e ekipit. Tashmë, ata janë të zhevdnsour në Serinë A. Blerja e tyre shihet si opsioni më I mirë në mesfushë, Milan së fundmi e ka refuzuar një ofertë të tyre. Tijjani Reijnders, shihet si objektivi I tyre për t’u bashkuar më tej me ekipin anglez.
Wirtz edhe pse I shtrenjtë për Manchester ka një seri që janë të gatshme të paguajnë për shërbimin etij. Bayern Munich shihet si opsioni më I afërt I transferimit të tij. Duke e shndëruar kështu në zgjedhjen që qëndrimi I tij të jetë përsëri në Bundesligë. Dhe pse La Liga mund të shihet si opsion I duhur për qëndrimin e tij.