Laporta, Haaland jo objektiv për të qenë pjesë e ekipit

Laporta, Haaland jo objektiv për të qenë pjesë e ekipit

Barcelona në këtë sezon arriti që të shpallet triumfuese në La Liga. Ekipi arriti që të jetë në krye dhe pse me dy sfida të ngelura. Forma e tyre në këtë sezon ju dhuroi gjithashtu dhe trofeun e Kupës së Mbretit. Champions, dhe pse në luftë deri në gjysmëfinale ata u ndalën prej Inter. Tashmë ekipi sheh mundësinë e disa tranferimeve për të sjellë qëllime të reja në sezonin e ardhshëm.

Arka e ekipit pritet të ketë një përmirësim të ndjeshëm për shkak të shitjeve që ata synojnë të kryejnë. Pikërisht shumë e cila pritet të akumulohet nga disa prej yjeve që do të jenë larg ekipit në sezonin e ardhshëm.

Ajo që ka ngjallur interes në formue të ndryshme sportive është padyshim dhe udhetimi i Joan Laporta në Londër. Presidenti i Barcelonës ka folur më herët për një transferim të mundshëm të Erling Haaland. Ylli i Manchester City pritet të bashkohet në ekipin katalanas. Një ndër ato transferime që mund të ngjallë më shumë interes për shkak të lojës që zhvillon barca.

Laporta, Haaland jo objektiv për të qenë pjesë e ekipit
Laporta, Haaland jo objektiv për të qenë pjesë e ekipit

Por, në një deklaratë tjetër të mëvonshme Laporta e ka mohuar një transferim të tillë. Duke lënë mundësinë e hapur gjithashtu për kalimin. Barca e cila është duke u përgatitur për objektiva të reja një forcë në sulm mund të ndryshojë të gjithë strukturën e tyre. Karrakter ndryshe dhe një fizik që në ekipin e barcës mund të mungojë. Ky shihet si një ndër ato transferta që mund të gjenerojë një stil loje krejtësisht ndryshe.