Guardiola, De Bruyne lojtar I dytë pas Messit

Guardiola, De Bruyne lojtar I dytë pas Messit

Eksperienca e Pep Guardiolës në Manchester City prej tetë sezonesh tashmë ka bërë që të njohë më mirë lojtarët. Sezoni I këtij viti ka qenë jo më I favorshmi për ta por duket se ka pasur një seri lëkundjesh. Guardiola ka mundur të sigurojë disa trofe për ekipin por në këtë sezon nuk ka mundur të ketë sukses në këtë fushë.

Në deklaratën e tij për media në lidhje me cilësinë e lojtarëve ai është shprehur për një prej lojtarëve të tij. Kevin De Bruynen, I cili në këtë sezon është larguar prej City. Vlerësimi I tij është duke e sjellë në fokus karakterin e tij në lojë dhe cilësitë si lojtar. Kjo sipas tij e shndëron atë si një prej figurave më të mira në fushën e lojës pas Messit.

Guardiola, De Bruyne lojtar I dytë pas Messit
Guardiola, De Bruyne lojtar I dytë pas Messit

Vlerësimi I tij për belgun vjen pas një eksperience të gjatë që ai ka kaluar në Manchester City. Duke dhënë kontributin e tij dhe duke spikatur në qënien e një prej lojtarëve kryesore në fushë. Qëndrimi I De Bruyne ka qenë I tillë duke marrë drejtimin e ekipit dhe shërbyer si busull për të gjithë skuadrën.

Belgu është bashkuar me ekipin në 2013. Gjatë përfshirjes së tij në Premier Ligë ai pati mundësi që të fitojë plot 16 trofe. Në këtë seri ai numëron gjithashtu dhe 115 gola të shënuar. Nga ku ka pasur mundësinë e 179 asistimeve. Me një largim nga Manchester ai ende nuk është vendosur se ku do të luajë në sezonin e ardhshëm. Kjo e shndëron ende në lojtar të kërkuar nga shumë klube të ndryshme.