Milan, nuk është aspak në formën që dëshiron në këtë sezon. Së fundmi ata humbën mundësinë e Kupës së Italisë përballë Bolonjës. Një sfidë e cila nuk ishte aspak në favorin e tyre duke mos qenë fitues të një titulli në këtë sezon. Seria A, nuk është gjithashtu në favorin e tyre, por tashmë ndryshimet përmirësojnë. Ekipi I cili kërkon një rinovim të plotë të tij është duke nisur prej drejtorit sportiv.
Rol I cili mendohet se do të sjellë një përmirësim të dukshëm në vendimet që pritet të marrë sa I përket afrimeve. Një sezon I gjatë që ekipi ka bërë kërkimet e tij rreth këtij posti. Mesa duket është drejt fundit duke sjellë mundësi për të afruar rolin e shumëkërkuar. Emëra të ndryshëm si Fabio Paratici, Tony D’Amico i Atalantës, Giovanni Sartori i Bolognës dhe Giovanni Manna i Napolit.

Në javët e fundit është përfolur gjithashtu dhe ish drejtues I chelsea Lee Congerton. Por me një pozicion në drejtimin e ekipit të Al Ahil nuk shihet më si opsioni I duhur për të drejtuar ekipin. Tare, po bëhët gjithë e më shumë emëri kryesor për të marrë drejtimin e Milan. Më herët I pyetur nga media në lidhje me këtë lajm ai është shprehur se është një ndër momentet më të mira në karrierë nëse ndodh.
Qëndrimi I tij si I lirë dhe eksperienca në ekipin e Lazio, padyshim që e ndihmojnë atë të jetë në listën e kryesorëve për këtë post. Ai ka mundur të tregojë më herët për të gjitha aftësitë e tij në gejtejn e talenteve.