Së fundmi ka bërë bujë një ndër deklaratat që ka bërë drejtuesi I ekipit të kombëtares serbe. Dragan Stojkovic Piksi I cili ka zhvilluar një takim me Presidentin e Serbisë Aleksandar Vucic. Një takim I cili është zhvilluar për shkak të fushatës që është duke zhvilluar presidenti atje. Piksi I cili është dhe një mbështetës I tij ka mundur të ketë një takim ku ka ndarë dhe eksperiencën e tij në drejtim.
Gjatë fjalimit që presidenti ishte duke mbajtur gjatë fushatës së tij është shprehur dhe për drejtuesin e klubit. Ai e ka vlerësuar qëndrimin e tij në këtë ekip por ashtu dhe rezultatet që kanë arritur. Por, ajo që ka bërë më shumë përshtypje është qëndrimi I tij që kishte në lidhje me ndeshjene ardhshme. Vucic është shprehur se loja e Serbëve do të duhet të ishte dominuese ndaj shqiptarëve duke I mposhtur ata.

Shqipëria do të presë në shtëpi në datën shtatë qershor Seribë. Janë ndeshje të cilat zhvillohen për eleminatoret e Kupës së Botës 2026. Në këtë ndeshje ata do të duhet të jenë të ndërgjegjshëm për rëndësinë që paraqet ajo. Jo vetëm një sfidë e cila zhvillohet mes dy skuadrave por dhe të rëndësisë që paraqet për ne si komb kjo sfidë.
Shqipëria në dy ndeshjet e saj të para arriti të kishte një fitore në shtëpi dhe humbjen e tyre në Angli. Kjo e shtyn ekipin që rikthimi në besim të ngjallë më shumë shpresë dhe mundësi për të arritur një hap historik sic është dhe kualifikimi I tyre në Kupën e Botës. Eveniment I cili nuk është arritur më herët prej kombëtares.