Manchester City nga sot do të jetë me një yll më pak në ekipin e saj. Bëhët fjalë për belgun I cili luan në ekipin e City për më shumë se dhjetë vjet. Kevin De Bruyne ka luajtur ndeshjen e tij të fundit në Etihad, ku mbylli kështu ekpokën e tij me City.
Ndër lojtarët më të vlerësuar në ekip ai ka treguar më së miri se është titull mëse I merrituar për të. Një dekadë e gjatë me City ka mundur të verë në shërbim të gjithë formën e tij më të mirë. Vlerësimi për të ka qenë dhe prej Pep Guardiola që kur morri ekipin gjeti një yll në mesfushë. Vendimi I tij ka qenë që të largohet në fundin e këtij sezoni. Kështu ai mbull një ndër periudhat më të rëndësishme të karrierës së tij.

Njoftimi për largimin e tij ka ardhur përpara një muaji, por ende nuk dihet se ku do të vendoset ai. Qëndrimi përsëri në Premier Ligë nuk është se u prit mirë prej klubit të tij aktual. Shumë prej mbështetësve dëshironin që ai të rruante respektin e tifozërisë duke qenë ekipi I tij I fundit I qëndrimit City.
Por, mesa duket nuk janë te vetme oferta ato të premier Ligës, duke pasur një formë të shkëlqyer. Ai ka qenë më herët dhe synim I shumë ekipeve të tjera europiane. Një mundësi është që ai të vendoset dhe në Arabinë Saudite. Ofertat janë të ndryshme për të tashmë është belgu që do të duhet të vendosë për të ardhmen e tij.