Mikel arteta së fundmi në deklaratën e tij ka bërë më dije se ekipi do të ketë disa mungesa. Shkak I tyre është dëmtimi I pësuar që mund t’I lerë jashtë fushës së lojës për shumë gjatë. Jurrien Timber dhe William Saliba janë pikërisht dy prej emërave të cilët do të mungojnë në sfidën e tyre të përballjes me Southampton.
Ishte pikërisht trajneri I cili sinjalizoi se William Saliba do të jetë jashtë fushe për disa javë duke qenë se pësoi një dëmtim gjatë ndeshjes me Newcastle.pikërisht, është ky dëmtim që pritet ta lerë jashtë fushe për një periudhë të gjatë.

Në këtë vazhdë ai ka theksuar gjithashtu se lojtari tjetër I cili nuk do të jetë I disponueshëm është dhe Jurrien Timberi. Ndërhyrja që ka bërë në kycin e këmbës e le atë jashtë për një periudhë duke qenë se do të duhet rikuperim. Operimi gjithashtu kërkon kohën e vetë për të kaluar të gjithë pengesat e dëmtimit.
Në këto deklarime ai gjithashtu foli dhe për ecurinë e Salibas. Drejtuesi teknik e cilësoi atë si një ndër lojtarët më të mirë. Gjithashtu, me plot potencial për të ardhmen e tij. Timber sipas tij është një ndër lojtarët më të rëndësishëm që pas dëmtimit pritet të rikthehet në fushën e lojës. Ndër ato nënshkrime sipas tij që pritet të sjellin një frymë të re në ekip. Natyra e tij dhe të qenit lider shihet si një opsion tepër I mirë për angazhimin me Arsenal.