Wojciech Szczęsny në një intervistë të dhënë për një televizion polak ka ndarë të gjithë eksperiencën e tij në La Liga. Qëndrimi I tij I cili erdhi si I përkohshëm, në një moment që ai kishte zgjedhur të hiqte dorë nga futbolli. Rikthim I tij në Barcelona ishte vërtet një suprizë për të dhe për skuadrën katalanase. Kontratë e cila përfundon në këtë sezon dhe një kërkesë prej klubit për të rinovuar atë.
E ardhmja në klubin katalanas tashmë është totalisht në vendimarrjen e tij. I stepur në këtë rinovim ai cilësoi se nëse do të ndodhë një gjë e tillë kontributi I tij do të jetë shumë më I pakët sezonin e ardhshëm. Qëndrim I cili do të jetë vetëm si ndarje e eksperiencës së tij ndaj klubit spanjoll.

Aspak një vendim që sipas tij ndikohet nga Ter Stegen duke qenë se ai vinte pas një shkëputje. Theksi I tij qëndroi se vendimi do të merrej duke parë dhe situatën e tij familjare. Gjë të cilën ai e cilësoi si tepër të rëndësishme në vendimarrjen që ai do të ndërmerte. Ndër të tjera ai u përgjigj dhe sa I përket Yamal.
Portieri polak, cilësoi se të gjitha vlerësimet për 17 vjecarin janë mëse të merrituara. Duke qenë në fushën e lojës ai ka spikatur dhe ka mundur të diktojë në rradhën e të gjithë lojtarëve. Portieri më I mirë sipas tij është Joan Garcia i Espanyolit, në një intervsitë të tij të sinqertë ai ndahu të gjithë eksperiencën e tij në klubin spanjoll.