Manchester United kishte shpresë që rikuperimi I tyre në këtë sezon të zhvillohej në ndeshjen e tyre finale. Europa League ka qenë një prej synimeve të këtij sezoni dhe ishte një target që mendohej I arritëshëm prej tyre. Suksesi atje ishte I kënaqshëm duke qenë se nuk kishin regjistruar asnjë humbje në këtë sezon.
Por, mjaftoi vetëm një gol prej Tottenham që të shuante gjithcka për ekipin e kuq. Me një rezultat minimal Tottenham arriti të sigurojë një fitore tepër të rëndësishme për të shpëtuar sezonin e tyre. Brennan Johnson arriti të shënojë për ekipin e tij në minutën e 42, gol I cili më pas u bë vendimtar për suksesin e tyre në këtë sezon.

United pati kërkesa të shumta gjatë gjithë pjesës së dytë. Sulme të shpeshta dhe të organizuara por nuk mund të finalizoheshin. Pikërsisht, Tottenham arriti të qëndrojë tepër I organizuar për të qëndruar në prapavijën e tyre. Pozitë e cila nuk lejoj aspak hapësira për klubin I cili kishte një mbulim perfekt.
Me këtë fitore Tottenham ishte I gatshëm që të ndërmerte një hap tepër të rëndësishëm dhe historik. Ekipi kishte një dekadë të plotë që nuk kishte mundur të siguronte një fitore. Fitore e cila do të sigurojë një vend në Champions për ta në sezonin e ardhshëm. United në krahun tjetër shkoi në përfundim duke mbyllur kështu një sezon I cili nuk ishte aspak I mirë për ta. Shpresa e tyre e fundit u shua për të shkëlqyer në këtë sezon.