Tah, pjesë e Bayern Munich sezonin e ardhshëm

Tah, pjesë e Bayern Munich sezonin e ardhshëm

Bayern Munich ka mundur të sigurojë kështu një marveshje me mbrojtësin gjerman. Jonathan Tah është i gatshëm që të bashkohet me ekipin gjatë afatit kalimtar të verës. Afrimi i tij me klubin gjerman do të jetë si lojtar i lirë.

Largimi i tij vjen prej Bayer Leverkusen ku ai ka qenë i angazhuar më herët. 29 vjecari largohet në fundin e këtij sezoni. Janë pikërisht mediat e ndryshme sportive që e sjellin në fokus këtë lajm.

Tah më herët ka pasur një marveshje me ekipin e Barcelonës. E cila është bërë e mundur që të arrihet gjatë janarit. Por, mesa dujet kushtet financiare të klubit kanë ndikuar duke bërë që ajo të dështojë. Arka e ekipit ende nuk ishte në kushtet e favorshme për të finalizuar këtë kalim.

Tah, pjesë e Bayern Munich sezonin e ardhshëm
Tah, pjesë e Bayern Munich sezonin e ardhshëm

Bayern, i cili është interesuër më herët dhe nuk ka pengesa financiare ka mundur ta sigurojë këtë kalim. Ata kanë ofruar për mbrojtësin plot 12 milion euro në vit. Duket se është një ofertë e cila duke qenë bujare është dakortësuar me të. Kështu që ai shtohet në repartin defensiv të klubit gjerman.

Vlerësimi për të pasur atë në ekip erdhi pas një serie ndeshjes që ai ka zhvilluar. Njëherësh dhe paraqitja e tij në kombëtaren gjermane. Pjesë e ekipit kombëtar ka qenë për 35 ndeshje. Kjo e shndëron atë padyshim në një ndër lojtarët e rëndësishëm që do i shtohen sezonin e ardhshëm.