Mesfushori kosovar I cili luan për Bayer Leverkuesen duket se do të ketë një transferim të mundshëm në Arabinë Saudite. Janë pikërisht lajmet e ndryshme që I japin zë largimit të tij pas dy vitesh prej Bundesligës. Xhaka ka një eksperiencë të gjatë në fushën e blertë, duke qenë pjesë gjithashtu dhe si një lojtar kyc në kombëtaren e Zvicrës.
Tashmë, largimi I tij nga klubi gjerman mund të sjellë angazhimin e tij në arabinë saudite. Janë të ndryshme lajmet që konfirmojnë një afrim të tij të mundshëm duke qenë se ai ka udhëtuar drejt arabisë. Pikërisht në këtë shtet I cili së fundmi bën oferta të ndryshme për shumë ndaj lojtarëve të cilët janë në europë.
Transferimi I tij nuk shihet si opsioni I vetëm në klubet e arabisë saudite. Duke qenë se oferta për të vijnë dhe prej turqisë. Dy prej gjigandëve turq, Galatasaray dhe Fenerbahce e shohin të rriun si një aset të mundshëm në bashkimin e tyre në lojë. Gjithashtu, është një transferim I cili nuk pritet të ofrojë të njëjtën pagesë për të por shumë më shumë.

Aktualisht në bundesligë ai përfiton dy milion euro në sezon. Por me një angazhim të tj në arabinë saudite shuma që do të përfitojë është deri në dhjetë milion eruo. Padyshim që do të konsiderohet prej lojtarit dhe ky fakt duke qenë ai është në fundin e karrierës së tij. Palët janë në diksutime sa I përket ofertave, por është vetë Xhaka që po shqyrton me shumë kujdes.