Barcelona është shumë më afër nënshkrimit të kontratës së saj me yllin e ekipit Yamal. Korriku pritet të shënojë dhe ditëlindjen e yllit të Barcelonës. 18 vjetori pritet të sjellë një kontratë të re për të. Cka do të shënojë një hap të madh për futbollistin i cili ka dhënë shumë gjatë gjithë sezonit.
Mosha nuk i lejoj atij që të kishte një kontratë të mirfilltë me Barcelonën. Tashmë, do të jetë shumë më shumë nga ai cfarë arriti të fitonte në sezonin që lanë pas. Kërkesa e agjentëve të tij ishte që 17 vjecari të shndërohet në lojtarin më të paguar të ekipit. Kështu, ai është duke u shndëruar në të tillë.
Kontrata e re pritet të sjellë plot 30 milion euro në sezon si pagë për talentin e ri. Shumë e cila do e shnderojë atë ndër më të paguarit në ekip. Rinovimi i kontratës së tij pas cdo sezoni do të garantojë një tjetër 10 milion euro për të. Kështu që fitimi i tij vjetor shndërohet në 40 milion euro. Shumë kjo e ngjashme me atë që fiton Levandovski i cili është më i paguari në ekipin katalanas.

Pas përjashtimit të taksave dhe të gjitha detyrimeve ai pritet të fitojë plot 20 milion euro. Kjo është një ndër kontratat më të kushtueshme që ka nënshkruar Barcelona me një lojtar të rri.
Yamal do të ketë mundësi që të përfitojë prej saj. Kontrata e tyre pritet të lidhet me një afat deri në 2030 ose në 2031. Është pikërisht shtrirja që ekipi katalunas kërkon për të pasur lojtarin e rri.