Cristiano Ronaldo, refuzon 550 mije eruo në ditë

Ronaldo, refuzon 550 mije eruo në ditë

Cristiano Ronaldo ende nuk e ka shuar dëshirën e tij lër të qenë pjesmarrës në Kupën e Botës për Klube. Duke qëndruar në Arabinë Saudite ai nuk do të ketë mundësi përfaqësimi në këtë event të rëndësishëm. Por, mesa duket qëndrimi i tij është në dyshim në kampionatin saudit.

Me një kontratë e cila përfundon në qershor të këtij sezoni ai nuk ka dhënë asnjë sinjal për rinovim. Qëllimi i tij tashmë është i ditur që të jetë pjesë e këtij kompeticioni. Ndaj 40 vjecari mendohet se ka refuzuar një ofertë e cila i jep atij 550 mijë euro në ditë. Kontrata në klubin Saudit vlen 185 milion dollarë në sezon duke e lejuar atë që të ketë një ndër fitimet më të larta donjëherë.

Për këtë arsye janë pikërisht dy ekipe që mund të pranojnë qëndrimin e tij në këtë event. Botafogo, ekipi brazilian thuhet se do të mirëpresë atë për të qenë pjesë e kësaj eksperience.

Ronaldo, refuzon 550 mije eruo në ditë
Ronaldo, refuzon 550 mije eruo në ditë

Renato Paiva i cili është president i klubit ka deklaruar se portugezi është i mirëseardhur në ekipin e tyre. Ai ka shprehur se forma e lojës së tij dhe loja e ekipit janë shumë të ngjashme për të prodhuar një seri golash.

Nuk do të jete i vetmi ekip që pret Ronaldo duke qenë se klubi maroken është afruar për këtë transfertë të mundshme. Ëydad Casablanca ka hapur derën për portugezin. Kjo përballje pritet të jetë mes dy yjeve të futbollit Messi dhe Ronaldo. Duke qenë e fundit në karrierën e tyre.