Zyrtare, Modric mbyll epoken ne Real Madrid

Zyrtare, Modric jashtë Real Madrid

Luka Modric tashmë është në djeni se eksperienca e tij në Bernabeu mbyllet këtu. Aludime të ndryshime ishin në lidhje me qëndrimin e tij. Por, mesa duket klubi mbretëror e ka marrë vendimin në lidhje me të ardhmen e tij. Kroati i cili ka shërbyer për më shumë se 13 sezone në ekipin e bardhë është drejt fundit të eksperiencës së tij.

Një nder lojtarët kycë në ekip ishte parë si një mundësi vazhdimi. Xabi Alonso i cili do të gjente atje sërisht ish shokun e tij të ekipit mendohej se do e zgjaste qëndrimin e tij. Vlerësim i cili vinte pas eksperiencës së tij dhe karakteristikave duke shërbyer si një lojtar kyc.

Zyrtare, Modric jashtë Real Madrid
Zyrtare, Modric jashtë Real Madrid

Në moshën 39 vjecare ai do i japë lamtumirën klubit të tij. Duke qenë kështu fitues i një serie prej 28 titujsh. Kjo e bën që ai të jetë fitues më shumë se cdo lojtar tjetër i këtij klubi. Duke luajtur për Real Madrid ai ka pasur mundësi që të fitojë gjithashtu dhe Topin e Artë në 2018.

Kroati e mbyll këtë eksperiencë në Madrid me 43 gola të shënuar në sezonin e tij të fundit. Por me zgjatjen e kontratës për dy muaj ai do të ketë mundësi që të paraqitët dhe në Kupën e Botës për Klube.

Largimi i Modric nuk do të jetë i vetëmi në ndeshjen e së shtunës. Carlo Ancelotti, Lucas Vazquez dhe Jesus Vallejo janë emërat që do të japin lamtumirën e tyre të fundit në Bernabeu. Epokë e re pritet të nisë me Alonso që do të marrë drejtimin.