Real Madrid ka një intensitet të lartë largimesh në këtë sezon. Ekipi i cili është në kërkim të vazhdueshëm të përmirësimit pritet të sjellë një ndryshim. Pas sezonit të tyre të tmershëm ata janë duke synuar disa përmirsime jetike dhe shpresë dhënënse për sezonin e ardhshëm. Humbja e tyre e fundit ishte në La Liga, pasuar pas dështimit në Champions League dhe Kupën e Mbretit. Mesa duket ekipi nuk ishte aspak në gjendjen e tyre për të sjellë një sukses në shtëpi.
Ndaj dhe mobilizimi i Perez me drejtuesit është një ndryshim radikal i ekipit. Xabi Alonso ende nuk është konfirmuar dhe me konfirmimin e tij priten ndryshime të rëndësishme. Dean Huijsen i Bournemouth është një prej tyre. Ndërsa gjithashtu lajmi i afrimit të mbrojtësit të Liverpool Trent Alexander-Arnold, është ndër më të pompuarit.

Nuk pritet të jenë të vetme këto afrime duke qenë se në ekip do të ketë dhe disa largime. Lucas Vazquez do te jetë një prej emërave që largohet gjatë korrikut nga klubi. Largimi i tij pritet të ndodhë pikërisht pas largimit Modric nga ekipi.
Janë pikërisht këto afrime që synojnë të sjellin frymën e re në ekip. Aq e nevojshme pas dështimeve të një pas njëshme të tyre. Epoka e Alonso pritet të jetë ndryshimi i kërkuar prej Perez. Ka qenë pikërisht presidenti i cili ka kërkuar me ngulm që të jenë disa ndryshime për ecurinë e tyre.
Ende nuk janë mbyllur afrimet duke u diskutuar gjithashtu për një seri tjeter lojtarësh që bashkohen me mbretërorët.