Prishtina mbrëmjen e djeshme ka mundur të sigurojë kështu një nder sukseset më të favorshme të këtij sezoni. Humbja e mundësisë në Superligë nuk e stepi aspak ekipin që të shënonte një ndër sukseset më të rëndësishme të saj. Për herën e 12 ajo shkoi në finalen e Kupës së Kosovës. Në përballjen e saj me Llapin mundësi që të sigurojë trofeun e saj të nëntë në këtë kompeticion. Padyshim që kjo e shndëron në ekipin i cili ka më shumë kupa se të gjithë të tjerët.
Me një rezultat minimal ata kanë mundur të sigurojnë këtë fitore. Me të vetmin gol të shënuar kanë shkuar në triumfin e këtij kompeticioni. Kanë qenë pikërisht 10 mijë shikues të cilët kanë shprehur interesin.

Albin Krasniqi është historia më interesante e kësaj finaleje. Jo vetëm.si protagonist por njëherësh si një nder më ndikuesit të kësaj sfide. Pikërisht pës një periudhe të gjatë i cili ishte i ngrirë ai është rikthyer në fushën e lojës. Kanë qenë pikërisht mosmarveshjet që e kanë shndëruar këtë në një pengesë.
Jean Michel-Cavalli, për shkak të këtyre arsyeve nuk i shikonte aspak si opsione të tij në fushën e lojës. Kjo është shndëruar në një mundësi për mesfushorin. Ai është rikthyer duke shkëlqyer në fushën e lojës dhe duke siguruar kështu dy fitore tepër të rëndësishme për ekipin e tij. Si në Superligë ashtu dhe suksesi në finalen e Kupës.