Milan është duke vlerësuar rikthimin e Frederico Chiesan në Serinë A këtë verë. Një kërkesë e tyre pas eksperiencës së tij të shkurtër në Premier Ligë. Ecuria në Liverpool nuk ishte aspak ajo që pritej cka shënon dhe mundësinë e tij të rikthimit në ekipin e Milan.
Sulmuesi në sezonin e tij të Premier Ligës pati mundësi që të fitonte titullin. Por, aspak prezent në fushën e lojës duke qenë vetëm 14 ndeshje pjesë e ekipit. Arsye për këtë qëndron lëndimet e pësuara dhe padyshim forma e tij jo e mirë për të qenë pjesë e skuadrës.
Me vetëm dy gola të shënuar nuk është aspak në formën që Liverpool synonte nga sulmuesi. Duke synuar që të ketë më shumë minuta në fushën e lojës e bën të mendojë një rikthim të mundshëm të tij në përfaqësuesen kombëtare Italinë. Janë pikërisht mediat e ndryshme që aludojnë për një kërkesë të Milan e cila synon rikthimin e tij në Serinë a.

Milan është duke parë të gjitha mundësitë për një kontratë huazimi dhe jo vetëm, duke pasur mundësinë e blerjes më pas. 27 vjecari I cili ka dalë prej akademisë së të rinjëve të Fiorentinës u largua nga Juventus për 12 milion euro bonuse verën e shkuar.
Kontrata e cila nuk po rinovohej atje e detyroi që të zhvendosej dhe të shihte një tjetër mundësi sa I përket angazhimit të tij në fushën e lojës. Milan me buxhetin e cila përfiton për shkak të kualifikimit në champions e sheh të mundur afrimin e tij. Sulm I cili do të jetë I nevojshëm për objetivat e ardhshëm të ekipit kuqezi.