Pas lamtumirës së dhënë ditën e djeshme në Santiago Bernabeu, Ancelotti zbarkon ditën e sotme në Brazil. Kështu ai nis zyrtarisht aventurën e tij të re në drejtimin e kombëtares së Brazilit. Ka qenë pikërisht një video e cila është pubikuar nga Federata e Futbollit e cila bënte me dije se Carlo Ancelotti ishte duke mbritur në Brazil.
Ky është një ndër afrimet më të bujshme duke qenë se është I pari europian I cili do të marrë drejtimin e kombëtares Braziliane. Ka qenë pikërisht kreu I saj I cili ka ndërmarrë një veprim ndryshe ku synojnë në këtë lëvizje që të sjellë frymë të re. Italiani do të marrë drejtimin pikërisht tani në vigjilje të ndeshjeve kualifikuese për Kupën e Botës 2026.

Pikërisht në datën 5 qershor ai do të zhvilloië dhe ndeshjen e tij të parë në drejtimin e ekipit. Ekipi kundërshtar do të jetë Ekuadori, një sfidë e cila do të zhvillohet në Guayaquil. Me vetëm pesë ditë diferencë ekipi do të duhet të zhvillojë përballjen e dytë. Paraguai është kundërshtari I dytë në një ndeshje e cila luhet në shtëpi.
Samir Xaud, Presidenti I Federatës shpreu mirëseardhjen e drejtuesit të rri teknik duke e vlerësuar së tepërmi për zgjedhjen e tij. Italiani I cili ka një historik të gjatë në drejtimin e disa klube e eruopiane është duke bërë një hap ndryshe duke synuar drejtimin e një ekipi kombëtar. Me disa tituj në këto drejtime të mëhershme ai do të rikthehet në këtë detyre për të synuar kualifikimin dhe kupën e rëndësishme për Brazilin.